-Prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi,  ka pritur të mërkurën, në një vizitë zyrtare ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Shpëtim Çaushin.
Bujanoc, 22 gusht
Gjatë kësaj vizite me prefektin Arifi, ambasadori Çaushi, duke mos fshehur kënaqësinë e tij gjatë këtij takimi, theksoi se me prefektin Arifi, të ketë biseduar lidhur me funksionimin e pushtetit lokal të Bujanocit. Çaushi, theksoi se në Bujanoc të ketë qenë prezent në aktivitete të ndryshme, jo vetën kulturore, por edhe në ato arsimore e në veçanti gjatë hapjes së fakultetit ekonomik në Bujanoc, ku siç është shprehur ambasadori shqiptar, Qeveria e Republikës së Shqipërisë është shumë e interesuar të jep kontributin e vet në arsim.
Ndërsa, sipas prefektit të Bujanocit, Nagip Arifit,  se ambasadori Çaushi është zotuar duke na garantuar se Qeveria e Shqipërisë do të na ndihmoj, si ne aspektin kulturor, po ashtu edhe në atë arsimor.
Arifi, theksoi se të ketë ndjerë kënaqësi të veçantë që ka pasur për vizitë ambasadorin e Shqipërisë të akredituar në Beograd, ku gjatë kësaj vizite të kenë biseduar lidhur me bashkëpunimin që ka komuna e Bujanocit me ambasadën e Shqipërisë në Beograd, ku ambasadori Çaushi është zotuar se Shqipëria do të na ndihmojë si në aspektin kulturor edhe në atë të arsimor.
Në këtë drejtim dua të theksoj, tha ndër të tjera Arifi, se ambasada e Shqipërisë në Beograd ka dhënë një kontribut të madh për hapjen e Fakultetit ekonomik. “Ambasadori na premtoi se së shpejti me rektorin e Universitetit të Tiranës së bashku me dekanin e fakultetit ekonomik do t`i bëjnë një vizitë komunës së Bujanocit, e veçmas një vizitë në Fakultetin Ekonomik”, theksoi Arifi.
Po sot, edhe kryetari i Këshillit  Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, është takuar në Bujanoc me ambasadorin e Shqipërisë në Beograd,  Shpëtim Çaushin, me ç`rast gjatë këtij takimi të kenë biseduar për çështje të arsimit në gjuhën shqipe, veçmas rreth teksteve shkollore në gjuhën shqipe, si dhe për punën e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, duke i shprehur mbështetje të fuqishme këtij institucioni të lartë arsimor.
“Ambasada dhe qeveria e Shqipërisë kanë mbështetur dhe do të mbështesin fuqishëm edhe në të ardhmen Këshillin Kombëtar Shqiptar në kompetencat që ka ky organ”, është shprehur Çaushi.
Metali Krasniqi

foto/bujanoci.net
SHPËRNDAJE