
Gjenevë, 7 shtator / AIK-Presheva Jonë

Përveq ambasadorit Aziz Pollozhani (nikoqir) në këtë ceremoni ishin prezent edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB z.Sejdi Qerimaj, ai i Kosovës në Bernë z. Naim Malaj, ai i Maqedonisë në Bernë z.Ramadan Nazifi.
Në këtë ceremoni përvjetori të shtetit të Republikës së Maqedonisë, pos ambasadorëve dhe diplomatëve ndërkombëtar morën pjesë edhe funkisonarë të alrtë të OKB-së dhe përfaqësues të mediave të ndryshme. Nga misioni amerikan ishte ambasadorja Beti King, nga Ghermania Rainhard Shvwepe, nga Italia Laura mirichian, Franca –Jean-Batista Matei, Arabia Saudite – Avdulvehab Atar, Maroku-Omar Helale etj…

Në fjalën e rastit ambasadori Pollozhin duke i dëshëruar mirëseardhje mysafirëve, funksionarëve të OKB-së dhe diplomatëve botëror theksoi se « brenda këtyre dy decenieve Maqedonia ka shënuar avancime të nevojshme në procese si politike ashtu edhe në ato ekonomike.
Dhe liririsht mund të themi se sot Maqedonia është më afër BE-së se kurrënjëherë më parë. » Sipas dr.Pollozhani, 20-vjet të pamvarërsisë, Maqedonia është dëshmuar si shtet demokratik dhe multietnik, njofton nga Gjeneva agjencia informative “Presheva Jonë”

Në këtë ceremoni po ashtu morën pjesë edhe studentë dhe përfaqësues të asociacioneve dhe klubeve nga Maqedonia që veprojnë në Zvicër si dhe biznismen të njohur si Zaim Jashari, Sokol Agushi, Riad Aliu (nga Kumanova) imam i xhamisë dhe QI “Dituria” në Gjenevë etj…