Kaluan gati një javë që nga parashtrimi i 286 pyetjeve nga Murat Jashari, vëllai i komandantit të rënë të UÇK-së, Ismet Jasharit – Komandat Kumanova dhe një nga ish njerëzit më të afërt të Ali Ahmetit, por përgjigje ende nuk ka. Ali Ahmeti ende nuk është prononcuar për media në lidhje me gjithë ato pyetje që e kanë lërë audiencën në entuziazëm për të pritur përgjigjet konkrete mbi ta.

Murat Jashari siç u cek më lart ka qenë një njeri shumë i afërt me Ali Ahmetin, gjë që e bën më interesante situatën në lidhje me pyetjet e parashtruara për kryetarin e BDI-së.

Ditët po kalojnë ndërsa opinioni po pret një deklaratë nga lideri i Shqiptarëve në Maqedoni, cilat janë përgjigjet e Ali Ahmeti në lidhje me shumë çështje vitale, siç janë vendi dhe koha e shkollimit të këtij të fundit, çështja e konfliktit të vitit 2001, vrasja e Harun Aliut, mosparaqitja në foltoren e parlamentit që nga krijimi i BDI-së nga ana e Ali Ahmetit, banesat në Zvicër dhe shumë çështje të tjera të materializuar në pyetje nga Murat Jashari, shkruan portali Shqipmedia.

Një situatë e tillë paraqet dy ekstreme, atë të deklarimit dhe atë të heshtjes, si do të veproj kryetari i BDI-së, do të vendos të deklarohet para mediave, apo do të zgjedh metodën e heshtjes.

Një gjë është e qartë, opinioni shqiptarë në vend pret përgjigje konkrete për çdo çështje që ka parashtruar Murat Jashari në letrën siç e quan ai të “shenjtë”, në një situatë të tillë lideri i BDI-së nuk ka qenë asnjëherë më parë për mbi 11 vite që është në skenën politike, ajo që ne mund të bëjmë është të presim dhe të jemi kurioz mbi çështjen në fjalë, sepse deri diku populli shqiptarë e meriton të dijë të vërtetën absolute mbi liderin e tyre në pushtet.

SHPËRNDAJE