Medvegjë, 28 shkurt -Presidenti i Serbise Aleksandar Vuçiq sot do të vizitoj Luginen e Preshevës. Ai do te qendroje në Medvegjë në kuadër të fushatës “Ardhmëria e Serbisë”. Burimet nga Medvegja kanë njoftuar se të gjtha përgatitjet janë bërë  për pritjen e presidentit serb në këtë pjesë të Luginës së Preshevës. Aleksandar Vucic, 500 ditë (26 nentor 2017) pas vizites se Ilir Metës  sot viziton Medvegjën. Se a do të pritet nesër Vuçiq në Medvegjë me lule nga shqiptarët sikur Ilir Metën, mbetet që të shihet sot, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Presidentet shqiptar Ilir Meta ne Medvegje dhe Bujar Nishani ne Bujanoc u mirëpriten nga mijera shqiptare me dorën në zemër, me lule dhe duartrokitje!

Résultat de recherche d'images pour "dobrodosao predsednice"Kur është fjala për vizitën e Vuçiqit në Medvegjë, do theksuar se në historikun e Medvegjës për herë të parë një president që ka shkelur këtë qytet është ai shiptari Ilir Meta, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, e cila edhe e kishte shpallur “Personalitet te vitit”.  Do përkujtuar se presidenti shqiptar Ilir Meta ne Medvegje, sikur edhe Bujar Nishani ne Bujanoc u mirëpriten nga miojera shqiptare me dorën në zemër, me lule e duartrokitje. Se a do të pritet nesër Vuçiq në Medvegjë me lule nga shqiptarët sikur Ilir Metën, mbetet që të shihet sot..

 

Xhema: Vucicin do ta presim te gjithe bashkarisht, serbe  e shqiptare, ashtu siq e pritem presidenti shqiptar Ilir Metën!

“Ne jemi këtu zot shpie. Ne do ti themi “bujrum” presidentit serb Aleksander Vucicic ne Medvegjë. Do ta mirëpresim te gjithe bashkarisht serbë e shqiptare, ashtu siq e pritem Ilir Metën..” ka deklaruar Leme Xhema nënkryetare e komunes së Medvegjës për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” 24 ore para vizites se presidentit te Serbise ne Luginen e Preshevës.

Rreth vizites se sotme te Vucicit ne Medvegje verehen hezitime nga disa lidere shqiptareve ne Luginene Preshevës, me fjalet se “une do shkoj” e tjetri “une s’do të shkoj”  e disa mezi presi ta takojne duke thenë “unë patjeter do te shkoj, ta pres Vucicin, i kam nja dy fjale me te!..” etj..

“Kur Hashim Thaci ben dy mije km (ne Bruksel) ta takaj Vucicin e Dacicin, pse une këtu, ne shtëpine time t’mos e takoj Vucicin?!..” ka thenë znj.Xhema

Madje sipas znj.Xhema “me duket qesharake diosa liderë shqiptare ne Lugine te cilen marrin rroga nga Beogradi  dhe posedojne “licnkarta” te Serbisë bejnë zhurme e muhabet neper kafe e qarishne e Preshevës, herë po dalim here s’po dalim ta presim presidentin Vucic.

Ne prag te vizites se Vucicit ne Medvegje agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka kontaktuar analiste dhe qytetare ne Medvegjë te cilet disa nuk deshën te flasin për ket vizite. Por disa perj tyre thane se tradita e shqiptareveeshte te mirëpresin kush do qe i vjen ne shtëpi. Bile, bile dihet historikisht, kur shqiptaret dikur ishin ne belaja, kane pritur hasmin ne shtëpi, i kane dhene bukë dhe e kanë percjellur si ka hije..”

Se kane bere pergatitje apo kane marrur ftese për ket vizite te njeriun numer  nje te Serbisë ne Medvegjë ne vazhdim znj. Xhema eshte pergjigjur shkurt “pergatitjet normalisht jane bere, dihet ashu siq priten presidietet, sikur me heret, me rastin e vizites se presidenteve shqiptare ne Luginen e Preshevës, Ilir Meten apo Bujar Nishanin. Për cfare ftese e keni fjalën? Nese e keni për ta pritur Vuccin, për ne skemi nevoje per ftesa, ne jemi ketu vendor, jemi nikoqti , ne bejme ftesa. Ska nevoj kush me na ftuar neve, ne keso raste. Ne jemi këtu zot shpie. Nesër do ti themi “bujrum” Vucicit! Do ta presim ashtu siq e pritem edhe Ilir Metën”

Ditëve të fundit si në mediat serbe, ashtu edhe në ato shqiptare, duke iu referuar një raporti të “Presheva Jonë” dhe “Frankfurter Rundschau” kanë publikuar dokumentin “top sekret” që sypozohet te jete e Vuçiqit dhe Thaçit prej 22 pikave të marrëveshjes, ku Verit t i Kosoves t’i jepet Serbisë, kurse Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, me kufi në Medvegjë.

Nëse Vuçiq nesër do të vizitojë vetem Medvgjën në Luginën e Preshevës, pa vizituar Preshevën dhe Bujanocin, mbetet të shihet nëse Medvegja o të jetë stacioni i fundit apo “vija e kuqe” e Serbisë që në një farë mënyrë e dëshmon dokumentin e lartpërmendur prej 22 pikësh.

Image

SHPËRNDAJE