(AIK-Presheva Jone)

 

Emri i saj është Lily Aldridge dhe ajo po rritet me shpejtësi, për t’u shndërruar në yllin e ri të modës botërore. Modelja 25-vjeçare është shndërruar në suksesin e fundit të Victoria Secret.

Amerikania është duke errësuar me famën e saj dhe koleget shumë të famshme si Adriana Lima, Alessandra Ambrosio apo Rosie Huntington-Whiteley.

Aldridge është aktualisht duke pozuar për linjën e re të veshjeve të plazhit në St.Barts, Karaibe dhe ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë plazhit me linjat e saj të jashtëzakonshme.

E lindur në Los Anxhelos, Lily ka qenë e punësuar më parë nga Levi e JCrew, përpara se të lidhte kontratën e jetës së saj me Victoria Secret gjatë vitit 2009.

SHPËRNDAJE