olivvvSipas një njoftimi të misionit evropian për sundim të ligjit, EULEX, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave me dyshimin se kanë kryer krime lufte dhe vrasje të rëndë.

Njoftimi i EULEX-it thotë se aktakuza është bërë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ndërsa njëri nga të pandehurit akuzohet për nxitje për të kryer krime të luftës “në prill të vitit 1999”. Radio Evropa e Lirë merr vesh se bëhet fjalë për Oliver Ivanoviqin, politikan nga veriu i Kosovës, i cili gjendet në paraburgim tash e shtatë muaj me radhë .

Kjo është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vlajiq.

“Fajësohet për të njejta vepra që janë përmendur kur është bërë hetimi”, ka thënë Vlajiq, dhe ka shtuar se detajet do i bëjë të ditura nesër gjatë një konference me gazetarë.

“Po ashtu, ai dhe një i pandehur tjetër akuzohen për nxitje në bashkëkryerje për të kryer veprat e vrasjes së rëndë dhe tentim vrasjes së rëndë në shkurt të vitit 2000. Tre të pandehurit e tjerë akuzohen për veprat e vrasjes së rëndë dhe tentim vrasjes së rëndë në shkurt të vitit 2000”, thuhet në fund të njoftimit të EULEX-it.

SHPËRNDAJE