Një i ri nga Prishtina ka gjetur vdekjen në orët e hershme të mëngjesit në një aksident trafiku në qendër të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur tek Santea, kur i ndjeri me një makinë të agjencisë turistike Altavia Travel është goditur nga një autobus i trafikut urban ndërsa ka vdekur menjëherë.

Dëshmitarët okularë kanë treguar se shërbimi emergjent është vonuar për gati 1 orë në ofrimin e ndihmës, ndërsa krejt çfarë kanë bërë është largimi i trupit të vdekur nga makina e tij.

Vdekjen e ka konfirmuar edhe policia, ndërsa shkaku i aksidentit duket të jetë mos përshtatja e shpejtësisë, mos puna e semaforit dhe ngricat në rrugë.

SHPËRNDAJE