fjlfolaaNjë aksident i rëndë dyshohet të ketë shkaktuar dëmtime serioze për këngëtaren Fjolla Morina. Ajo është dërguar menjëherë në spitalin e Shkupit. Shkaqet e aksidentit të ndodhur mbrëmë nuk dihen. Lajmin e bëri të ditur në rrjetet sociale një shoqe e saj, e cila ka publikuar edhe foton nga vendi i ngjarjes.

Pavarësisht faktit se aksidenti i mbrëmshëm u duk të jetë tejet i rëmdë për Fjolla Morinën, fatmirësisht gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Këtë e ka konfirmuar Kallashi e cila po i qëndron pranë mikeshës së saj në çdo moment në Shkup.

Përmes një njoftimi publik, Kallashi është shprehur se Fjolla po përmirësohet. ‘Pershëndetje Miq dhe fansa Fjolla Morina eshte mir gjendia e saj po permisohet ju falminderit shum’ – ka shkruar Donjeta në postimin e saj. Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka shokuar me aksidentin e rëndë në të cilin u përfshi mbrëmë.

Në orët e vona, lajmin e kanë bërë të ditur dy mikeshat e saj, Kallashi dhe Rovena Stefa me të cilën Fjolla është lidhur shumë kohëve të fundit. Në postimin e saj, Kallashi mes tjerash ka shkruar: ‘O Zot i madh sa mora lajmin nga Mami i Fjolla Morina per aksidentin..”

fjjjl

SHPËRNDAJE