Akademik Nexhat Dacit, kryetar i LDD-së për AIK “Presheva Jonë” ka deklaruar se  “Serbia për t’u dëshmuar se vërtetë është kudër krimit të organizura, kundër kriminelëve , para se t’i burgosur djemt tanë të pafajshëm, ajo në rend të parë duhet të zbuloj dhe arrestoj kriminelelët që kindnapuan dhe vranë  dhjetëra intelektualë, biznismenë dhe deputetë shqiptarë nga lugina e Preshevës…”

 

Prishtinë, 23 janar / AIK Presheva Jonë  

Dënimet e fundit drakonike të Serbisë kundër nëntë shqiptareve nga Presheve me 36.865  ditë burgim ka  shkaktuar shqetësime dhe reagime të shmuta edhe ndër lideret e Kosovës të cilët shrpehjin brengosje për për perspektivën e rajonit si pasojë e provokimeve sistematike të regjimit serb.
 
Kështu ka deklaruar sot në një prononcim për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë”  akademik Nexhat Daci, kryetar i LDD-sëAi,   duke  shprehur keqardhje për familjet e vëllezërve  tanë, ka pohuar se “dënimet e fuindit ndaj të rinjve shqiptarë në Preshevë janë vazhdimësi e politikës represive serbe mbi popullatën shqiptare në Luginë. Dhe Serbia është serbi dhe nuk priten ditë të mira  nga ajo,  sikur dikur Kosova…”

Madje sipas akademik Dacit denimet me 101 vjet heqje liria për keta të rinjë shqiptarë, janë paradaks për një shtet i cili pretendon të jetë nesër anëtare e BE dhe integrimeve tjea ndërkombëtare.  “Aq më tepër është shokuese se në ektë proces gjykata serbe pasakn imlikuar të ronjë gjoja për vepara të bëra para dhjete vitesh konflikti në rajon, ku tèë akuzuarit, sot të dënuarit atëbotë kane qenë të mitur. pra kjo është edhe një thyerje tjetër e ligjeve , konventave ndërkombëtare nga Serbia e cila vazhdon të dënojë të miturit. Bile në këtë rast, kundër ketij procesi të montuar  duhet reagoje edhe OKB , sidomos UNICEF per diskrimim të jetës dhe lirisë së fëmijëve…” shprehet për AIK “Presheva Jonë” akademik Nexhat Daci.
 
“Pa pravova dhe deshmi adekuate është cudi se si mund në ketë shekull të dënohen njerzit me 15 vjet burg, kjo ndodhë vetëm në Serbi. Ne parim drejtësia duhet të veproj aty ku është kryer vepra dhe jo tash shqiptarët të ndiqen andej e këndej vetëm pse janë shqiptarë..Por e gjithë kjo e kanë nje skenar të përbashkët dhe të mbrapsht me qëllim të njullos shiptarët dhe rolin e UCK-së e cila tash sikur është bërë në modë të rktikohet nga disa vende dhe persona aleta slalve soe proserbe e serbofilë të cilët dje kundërsjtonin bomabrdimet e NATO-s kuder nje shteti kriminel ose që ishin kundërshtar te SHBA-ve dhe natyrisht pamvaresise se Kosoves. Dhe e gjithë kjo vazhdimesi antishiptare e regjimit serbe, ndlodhe edhe per faktin sepse në Kosovë Serbia më i ka lajtur duart dhe më s’mund të bëjë gjë dhe tash i ka mbetur vetëm këto mundësi të ndjek dhe burgos shqiptarët jashtë Kosovës. Pra e them me keqardhje se shiptaret e Luginës, sikur të rinjt e dënuar së fundi, janë viktimë e dështimit të Serbisë në Kosovë dhe tash ajo revanshohet ndaj të rinjve tanë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kjo  politike e dhunës, ky diskriminim përmes këtyre burgosjeve potitike, përmes procesve të montuara nga Serbia ka prapavijën  e vetë për qëllimn të mbjelljes së urrejtjes , frikës dhe kështu për të krijuar në rajon një sitautë të pasigurt me qëllim të spastrimeve etnike nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja siq ja ka arritur qëllimit me ket të fundit duke zbrazur Medvegjën me shqiptarë dhe atje tash po bën serbizimin me ardhacak nga Bosnja e Kroacia e këtij qyteti të populluar dikur me shumicë shqipatre.  

Sipas z.Daci, këto veprime të Serbisë dhe denimet e të rinjve shqiptare me 101 vjet burg në emër te disa gjykatave të krimeve të luftës nuk i kontribuojnë perspktivës së rajonit, sepse Serbia bash me qenë vërtetë kundër krimeve dhe kriminelëve, kishte arrestuar me kohë kryekriminelin Mladic i cili shetit kafeneve të Beogradit dhe shumë kriminelë tjerë si ai,  të kërkuar nga Interpoli e Haga…

Serbia për t’u dëshmuar se vërtetë është kudër krimit të organizura, kundër kriminelëve, para se t’i burgos djemtë tanë, ajo  në rend të parë duhet të zbuloj dhe arrestoj kriminelelët që kindnapuan dhe vranë intelektualë, biznismenë dhe deputetë shqiptarë nga lugina e Preshevës, shton akademik Daci.  “Për mua, dënimet e fundit të rinje shqiptarë janë një mesazh i keq i Beogradit për stabilitetin në Preshevë, Bujanoc dhe Medvgjë…” ka deklaruar në fund për AIK “Presheva Jonë”  krydetari i LDD-së z.Nexhat Daci.

SHPËRNDAJE