Libri ” Epoka e nderit “, është libri i tretë i Agim Gashit, për të cilin poeti Agim Gjakova, thotë se  libri i shkruar në frymë popullore, tenton edhe ruajtjen e gjallërisë kombëtare me një ndjenjë sublime për historinë tonë, kurse Ali Podrimja në recensionin shton se “zëri i tij e lëviz  edhe gurin”

 

Xhevat MUQAKU

Duke e lexuar librin, me këngë- poezi ” Epoka e nderit “, në mëndje më rrinin zëri, simfonia magjepse që ju printe pajtimeve të gjaqeve në Kosovë, notat, telat e sharkisë me numër, tekstet e këngëve në tubimet e bashkatdhetarëve në Gjermani ( njëri prej tyre në Ravensburg ), një koment i mikut të mirë ku përshkruhej, poeti, rapsodi, artisti i shquar i folklorit tonë popullor, gjaku, shpirti, palca, limfa e censuruar, artistike dhe patriotike e Agim Gashit. Titujt dhe vargjet e këtij ligjërimi poetik janë njëkohësisht këngë të shkurta e të gjata poetike që flasin vetvetiu. Burimin e kanë tek përjetimet personale, në kohën dhe hapësirën për të cilën si i ri i rrëfyen autorit, mësuesi në shkollë dhe odat shqiptare.
Azalaja e autorit të këtij vëllimi të ngjeshur poetik premton se kënga e saj dhe balli krenar rrjedh si ligjërim i zërit të Moisiut, simfoni e atdheut, e njëjtë me rrugën, mendjen dhe zemrën e babit të saj i cili me poemën e dhembjes nisë bisedën çmallëse me nënën ku pasqyrohen familja, kujtimet e fëmijërisë, koha dhe situata e rëndë në atdhe, para largimit të tij;
/ po si të kam o nëna ime/ na rrin babi të dyve pranë/ me bisedue për kohëra t’shkuara/ sharki e penë nuk më linin rehat/ na u kallën ditët o nënë si kashtë/ po më ngulfatë vaji e trishtimi/
Djemtë dhe vashat e Kosovës, që në zemër bartnin trimat dhe trimneshat e kombit, Janinën, Ulqinin, Shkupin, Preshevën, Shqipërinë, që hije u kishte pushka në krah, nuk e kursyen gjakun për liri, ua qartën bajlozave ballin.
Ata/ato, nga djepi kënduan kangë triminie, nuk i harruan dasmat e lara me gjak, varret e mbjellura në kopshte, masakrat në lëkurën dhe shpirtin e tyre. Të vetëdijshëm se e shtrenjët është liria, me frymën e Gjergjit, Micit, Ademit, Fehmiut , Xhevës etj, i ndrruan motet, e sollën nusën me vellën, buzëqeshjen dhe vallen në tokën arbnore.
Për derisa fshatari dhe punëtori në vendlindje e marrin- blejnë bukën në borgj, Agim Gashi i diasporës shqiptare porositë; / mblidhni mendjen o shqiptarë/ lerini inatet dhe urrejtjet/ se na nemë Nana Arbëri/ ngrihni zërin për bashkim kombëta

SHPËRNDAJE