17-10-13-76296-b_1462277936-765339Një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines, i linjës Amerikë-Turqi-Prishtinë ka dal të hënën mbrëma nga pista në Aeroportin e Prishtinës, si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut. E për këtë arsye ai ishte mbyllur mbrëmë. Hapja e Aeroporti nuk ka ndodhur ende, por kjo pritet të ndodh pas orës 15 të ditës së sotme.

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” vazhdon të jetë i mbyllur për pasagjerë nga  e hëna mbrëma  ku nga pista, si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut kishe dal një  aeroplan i kompanisë Turkish Airlines.

Zyrtar të Aeroportit të Prishtinës kanë treguar për Express se ai vazhdon të jetë i mbyllur ende. Sipas tyre hapja e Aeroportit mund të bëhet pasi të largohet nga pista aeroplani që ka mbetur aty.

“ Jemi duke punuar intenzivisht në largimin e avionit që ka dal nga pista të hënën. Deri tani nuk kemi arritur ta largojmë. Shtresojmë që kjo të behet deri në ora 15:00. Por, nëse kjo nuk behët atëherë do të shtyhet hapja. Pa u larguar ai avion nuk mund të hapët Aeropati”, kanë thënë për Express zyrtar të ANP “Adem Jashari”.

SHPËRNDAJE