“Vetëm regjimi i Beogradit që mban strukturat ilegale dhe kriminale në Kosovën Veriore është i interesuar që përmes një sajese të tillë virtuale AÇTOSH, ti thotë bashkësisë ndërkombëtare se ja edhe shqiptarët kanë struktura paralele në Kosovë”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, ish-zëdhënësi politik i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH).

Ai tthekson se disponon me fakte të pakontestuara, pasi që sipas tij që “nga paraqitja e të ashtuquajturës AÇTOSH, dhe sidomos pas marrjes së përgjegjësisë për gjoja një aksion të kryer në Veri të Kosovës (Komunikata Nr. 1 e AÇTOSH), porosita strukturat e FDBK (Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar) në Republikëën e Kosovës që të verifikonin se a ishte kryer vërtetë një aksion i tillë nga kjo AÇTOSH, dhe rezultoi se nuk ishte kryer”.

Adili vlerëson se shqiptarët e armatosur në veriun e Kosovës janë autokton dhe që mbrojnë shtëpitë dhe familjet e tyre nga bandat kriminale serbe. “Ata janë të detyruar që të marrin armët dhe vullnetarisht të vetëmbrohen. Në momentin që nga Kosova Veriore do të largohen bandat kriminale të Beogradit dhe edhe ajo pjesë (Kosova Veriore) të jetë nën juridiksionin e institucioneve të Republikës së Kosovës edhe shqiptarët e Kosovës Veriore nuk do të kenë nevojë të jenë të armatosur dhe të bëjnë roje për tu mbrojtur nga bandat kriminale të Serbisë”, theksoi kryetari i FDBK-së, Gafurr Adili.

SHPËRNDAJE