Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi po qëndron në Tiranë ku po përcjelle përgatitjet e finalës së Conference Ligë, e cila këtë vit iu është bërë nderë kryeqytetit shqiptarë për ta organizuar.

Ademi ka ngritur lartë punën e homologut të tijë shqiptarë z. Armando Duka, ku sipas z. Ademi, sjellja e këtij eventi kaq të madhë në Tiranë, është frut I punës së madhe të z. Duka.

Ja postimi i plotë i z. Ademi:

Kënaqësi të jesh pjesë e eventeve të tilla të rëndësisë së veçantë, siç është organizimi i finales së Conference League në Tiranë.

E përgëzoj z. Duka dhe FSHF-në për organizimin perfekt.

Krenari dhe privilegj për futbollin kombëtar, e sidomos për shqiptarin e parë në qaeverinë e futbollit evropian (UEFA), z.Armand Duka.

Faleminderit!

SHPËRNDAJE