I kam dëgjuar njerëzit edhe për dy orë rresht dhe ende më dukej se po ëndërroja. Ato momente asgjë tjetër nuk më shkonte ndërmend, përveç listës me emra të atyre që “duhej likuiduar” si tradhtarë të çështjes kombëtare, që Enver Maloku kishte marrë në FAX-in e QIK dhe adresa ishte e thjeshtë: LPK brenda organizimit ushtarak pas Adem Jasharit, Sali Çekajt e Zahir Pajazitit. Soji që medoemos donte ta përvetësonte luftën dhe tashmë vepronte në Shtabin e Përgjithshëm!

Pavarësisht se për mua nuk do të ishte shokues ky rrëfim aq i natyrshëm, shokues mbetet ende për të gjitha të pathënat e atyre që sot ulen veç me bothë në Qeveri e Parlament! Mbase do të mbetet edhe një informacion për Adnan Merovcin, ndoshta për librin që ka paralajmëruar! Apo ai ende nuk i ka dëgjuar bashkëpunëtorët e Zahir Pajazitit, i cili ka thënë se fare nuk e kishte idenë se kush i ka vënë atë “emër të madh” organizimit ushtarak, motor i të cilit ishte profesor Fehmi Agani! …

“Na detyruan me dhunë të ngarkohemi në kamion shumë burra…na dërguan te shpia e Ademit…Ata nuk dorëzoheshin…ne hymë dhe ashtu gjysmë të gjallë e lutëm bacën Adem ta heq familjen nga shpia! Ai na dëgjoi dhe na tha:

-O burra, familja nuk po don me u largue. Ishalla…

SHPËRNDAJE