Nesër në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës fillon viti i ri shkollor 2012-2013. Në këtë vit shkollor mësimin do ta fillojnë,sipas të dhënave tona, mbi 720 nxënës të shkollave fillore të Preshevës,Bujanocit dhe të Medvegjës, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Preshevë, 2 shtator

ABETARJA – NESËR I PRET 700 FËMIJË NË LUGINËN E PRESHEVËS

Sa i përket përgatitjeve teknike në shkollat shqipe në Luginë të Preshevës është bërë e gjithë përgatitja e nevojshme me ndonjë përjashtim të vogël ku është dashur të bëheshin rinovime më se të domosdoshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor. Edhe në këtë vit ,në shkollat me mësim në gjuhën shqipe do të mësohet pothuajse me tekste të mëparshme  me ndonjë përjashtim ku është ndërruar planprogrami mësimor dhe lypset që ti bëhet një analizë më e thuktë për gjetjen dhe sigurimin e teksteve më adekuate për mbarëvajtjen  e mësimit më të suksesshëm. Sido që të jetë,nesër hapjes së shkollave do ti gëzohen të gjithë e në veçanti fatosat e rinj që hynë për herë të parë në derën e shkollës. a.i.

SHPËRNDAJE