Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixiku është zotuar që do ta përfundojë për 40 ditë punimet në përpjetën e Veternikut, e që sipas tij ka mbi 2 vite që nuk është bërë asnjë punim, raporton “Front Online”.
“Kjo përpjetēze e Veternikut ka 2 vite që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë së rrugës më të frekuentuar në vend, në Kryeqyet, ajo simbolizon neglizhencën. 40 ditë është koha që do ta përfundojmë. Muri do të ndërtohet, shpati do të përforcohet, rruga do të shtrohet – deri në sinjalistikë. Do të punohet ditën, do të punohet natën, e diku rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur. 40 ditë. Dita e parë nisi sot”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në “facebook”. /Front Online

SHPËRNDAJE