Në seancën solemne me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pëmes fjalimit të tij ka përshkruar rrugëtimin e gjatë drejt pavarësisë e shtetndërtimim.

Abdixhiku solli në foltoren e Kuvendit kujtimet e tij që nga fëmijëria. Ai përmendi helmimet e nxënësve shqiptarë në pranverën e 1990-së, trajtimin e parabartë që i bëhej atij dhe shokëve të tij në shkollë nga sistemi i kohës dhe mbetjen e mësuesve pa paga.

“Dhe në këtë nderim të së shkuarës, në këtë 15 vjetor tonin si shtet i pavarur e i lirë, le t’i kujtojmë të gjitha sakrificat e gjeneratave të tëra. Të kujtojmë e nderojmë Atin Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, prirja e të cilit ishte udhërrëfim drejt shtetësisë. Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE e me miqësi të përhershme me SHBA – është rruga jonë sot”, tha Abdixhiku.

Ai ka kujtuar edhe sakrificën e Jasharëve edhe rënien e shumë dëshmorëve për lirinē e vendit, civilët e vrarë, gratë e dhunuara gjatë luftës, personat e pagjetur nga ajo kohë dhe të persekutuarit e të burgosurit.

“Rrugëtimi ynë si shtet krenar, me njerëz të jashtëzakonshëm e të ardhme të ndritshme do të vazhdojë. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme. Urime dita e pavarësisë Kosovë. Të paqim përgjithmonë”, ishin fjalët përmbyllëse në fjalimin e Abdixhikut në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës solemne.

SHPËRNDAJE