LDK dhe AAK e kundërshtuan kërkesën e PDK-së, duke theksuar se Kuvendi nuk mund të distancohet nga diçka që nuk e ka bërë dhe se Kuvendi nuk është organ hetues.

Kryesi e Kuvendit të Kosovës ka shqyrtuar por nuk e ka ven në rend dite për seancë kërkesën e GK të PDK-së për t;u distancuar Kuvendi nga krimet e rënda që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës, me arsyetim se kërkesa nuk ka qenë e precizuar qartë. “

Krykuvendari, Jakup Krasniqi bëri të ditur se kërkesa e GK të PDK-së nuk është miratuar nga Kryesia, pasi që tha ai kërkesa ka qenë e paqartë. ”U morëm pak me kërkesën e GK të PDK-së dhe e lamë që ta plotësojnë dhe sqarojnë kërkesën ,sepse ishte mjaft e përgjithësuar nuk është mirë e precizuar dhe ne kërkuam që të precizohet kërkesa dhe në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të marrim qëndrimin vendimtar të shkoj në seancë apo jo”, tha Krasniqi. Ai qartësoi se kërkesa e GK të PDK-së ishte për debat në Kuvend për zhvillimet që janë bërë në Kosovë, gjegjësisht për të gjitha format e pa ligjësisë që kanë ekzistuar.

Shefi i GK të PDK, Adem Grabovci, ndërkaq ka arsyetuar kështu kërkesë për debat në Kuvendit për krimet e pasluftës, duke theksuar se krimet të cilat janë bërë pas luftës duhet të zbardhen dhe të dihen kush janë autorët .”Kërkesa e GK të PDK-së është për një çështje e ndjeshme. Ne jemi dëshmitarë se në Kosovën e pasluftës kanë ndodhur krime të natyrave të ndryshme është folur shumë dhe ne si GK mendojmë se këto krime të mos mbesin të pa qarta dhe në momentet e caktuara kujt ti teket për interesa të caktuara politike të përdoren dhe të luhet me ndjenjat e shumë familjeve të cilët i kanë humbur më të dashurit e tyre”tha Grabovci, duke shtuar më tej se Kuvendi duhet të japë kontributin që këto raste të zbardhen dhe kryerësit të dalin para drejtësisë.

Ismet Beqiri, shef i GK të LDK-së, duke folur për kërkesën e GK të PDK-së e cila edhe është refuzuar nga Kryesia tha se kërkesa ka qen shumë konfuze dhe vetëm një lloj marketingu politik. Ardian Gjini, shef i Grupit parlamentar të AAK-së tha se deklarimi i udhëheqësve të ish- Shërbimit Informativ të Kosovës konsiderohen si arsye e mjaftueshme për të ngritur komision hetimor për ta hetuar këtë shërbim, pa u marrë edhe me shërbime tjera të paligjshme, për të cilat edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi të martën ka thënë se kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të “Botë sot’)

*******************

Partitë politike vazhdojnë me nismat e tyre për debate parlamentare rreth zhvillimeve të pasluftës në Kosovë.

Pas nismës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të debatuar dhe hetuar shërbimet informative, tani është iniciuar një nismë nga Partia Demokratike e Kosovës, me të cilën i kërkohet Kuvendit të distancohet nga të gjitha krimet e kryera pas luftës.

Një kërkesë e tillë nuk është miratuar nga Kryesia e Kuvendit dhe i është kthyer PDK-së për sqarime shtesë.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, vlerësoi se kërkesa e PDK-së është e paqartë.

Duke e arsyetuar këtë nismë, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se kërkesa e kësaj partie është bërë për shkak se krimet, të cilat janë bërë pas luftës, duhet të zbardhen dhe të dihen autorët.

“Ne që 12 vjet kemi dëgjuar fjalë dhe realiteti është se kanë ndodhur – që nga vrasjet e rënda, pastaj akuza për keqpërdorime, për krim ekonomik, për korrupsion. E gjithë kjo duhet të përfundohet dhe nëse ka të bëjë me realitetin, atëherë kryesit të dalin para drejtësisë”.

“Nëse ky perceptim është i pabazë, të përfundohet dhe të mos terrorizohet qytetari i Kosovës, sepse po i qesim një hije të zezë vendit tonë”, u shpreh Grabovci.

Zyrtari i PDK-së tha po ashtu se kjo nismë nuk është një kundërpërgjigje ndaj kërkesës së AAK-së për hetim parlamentar ndaj SHIK-ut, e iniciuar javën e kaluar.

Me nismën e PDK-së nuk janë pajtuar partitë tjera në Parlament. Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se Kuvendi nuk është ai institucion që zbardh rastet kriminale.

“Është marketing i thjeshtë politik. Është shumë e qartë se nëse dikush pas luftës ka pësuar më së shumti nga këto krime të rënda politike, ajo ka qenë LDK-ja dhe veprimtarët e shquar të LDK-së. Fatkeqësisht, asnjë rast deri më tani nuk është zbuluar”.

“Për mendimin tonë, diçka nuk sjell asnjë rezultat. Mendojmë se me drejtësinë dhe me aktet e rënda, çdokush spastrohet kur i jepet dënimi i merituar – cilido qoftë që ka bërë krim. Çfarëdo debati që do të mbahej, nuk do ta shfajësonte askënd për krimet e bëra”, tha Beqiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, tha se AAK-ja nuk mund të distancohet nga diçka që nuk ka bërë. Gjini tha se nga krimet mund të distancohen ata që i kanë bërë ato.

“Kuvendi nuk mund të distancohet nga krimet, ose të paktën deputetët e Aleancës nuk kanë nevojë të distancohen nga krimet, të cilat nuk i kanë kryer”.

“Kushdo që mendon se si individ ose si pjesë e grupit duhet të distancohet nga dikush, këtë mund ta bëj vetë…”, deklaroi Gjini.

Ai tha se insistimi i PDK-së për distancim nga krimet, do të mund të kuptohej edhe si obstruksion ndaj nismës së AAK-së për formimin e një komisioni për hetime parlamentare ndaj SHIK-ut.

LDK-ja dhe AAK-ja e kanë rikujtuar PDK-në se janë hetuesia dhe gjykatat ato që duhet të zbardhin rastet e krimeve dhe jo Kuvendi i Kosovës. PDK-ja insiston që të ketë një distancim në Kuvend, i cili më tepër ka karakterin e një distancimi politik.

SHPËRNDAJE