Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur pakënaqësi për mënyrën e ndarjes së buxhetit për arsim, për vitin e ardhshëm.
Eksperti për arsim nga radhët e AAK-së, Jonuz Salihaj, tha se buxheti i ndarë për arsimin, në projektbuxhetin e vitit 2012, diskriminon komunat që nuk udhëhiqen nga PDK-ja. Sipas tij, rreth 150 milion euro janë paraparë për komunat ku qeverisë koalicioni aktual, ndërsa komunat e tjera, duke përfshirë edhe kryeqytetin, do të kenë vetëm 104 milion euro.
Në një konferencë për shtyp, Jonuz Salihaj tha se ekzistojnë edhe shumë probleme të tjera me të cilat po ballafaqohet arsimi në Kosovë. Ai përmendi ligjin e sistemit para universitar dhe kornizën e kurrikulumit, të cilat janë miratuar, por ende nuk kanë filluar zbatimin. Gjithashtu, Salihaj ka fokusuar ndërhyrjen e politikës në sistemin arsimor, sidomos në emërimin e drejtorëve nëpër shkolla dhe në procesin e regjistrimit në Universitet.

SHPËRNDAJE