Derisa cdo ditë e më tepër po flitet për një pushtim të rrjeteve sociale nga Lëvizja “Vetvendosje”, duke hapur një numër jashtëzakonisht të madhë të profileve fake, është për tu habitur se njerëz të kësaj partia, kanë filluar t’i mbyllin profilet e tyre reale.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe Mentor Hyseni, i sapo emruar nga kryeministri në ikje, Albin Kurti në krye të Ujsjellsit Rajonal Prishtina, e kjo pa dyshim po ndodhë për shkak se personi në fjalë është emruar në mënyrë të paligjshme në krye të atij institucioni, cka lë të kuptoj se ka komente negative, e që Mentori nuk po i durojka dot.

Mentori e ka lënë aktiv vetëm “messengerin”, ndërkohë profilin në facebook e ka bllokuar.

SHPËRNDAJE