Javen e kaluar, qeveria e Kosoves njoftoi permes ministrit Hekuran Murati se ia ka vazhduar pagesat per polisa te sigurimit, qytetareve nga diaspora.

Ministri i Financave, Hekuran Murati bëri të ditur se ky vendim i takon pakos së ringjalles ekonomike i cili duhet të vazhdohet pasi është një vit i ri fiskal.

“Pra, do të vazhdohet mbulimi i polisave deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për këtë “, kishte deklaruar z. Murati.

Ne anen tjeter, gjate dites se sotme, ne redaksine e “Presheva Jone” nje qytetare ka raportuar per te kunderten qe po ndodhe ne kufi. Ne adresen tone ka arritur nje deshmi permes fotografise se qytetari eshte detyruar te paguaj 15 euro (shih foto), per tu paisur me polise, ne kundershtim me njoftimin e qeverise se Republikes se Kosoves.

Nuk eshte ky qytetari i vetem qe ankohet ne lidhje me kete dukuri, per cka presim qe organet kompetente te japin sqarime.

SHPËRNDAJE