Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Ankara ku ka takuar kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Berisha ka thënë se dy popujt kanë lidhje gjaku, ndërsa me doza humori në konferencë për shtyp ka thënë se të gjithë delegacionet turke që vijnë në Shqipëri, i pyes mos kanë ndonjë lidhje gjaku me shqiptarët.

“Zoti kryeministër, ju falënderoj përzemërsisht për pritjen vëllazërore, e them kështu sepse kemi lidhje gjaku. Çdo delegacioni turk që takoj, i shtroj një pyetje: A ka midis tyre persona me origjinë shqiptare? Nuk kam gjetur deri sot asnjë. Juve zoti kryeministër nuk ua kam shtruar ndonjëherë këtë pyetje, sepse jam i sigurt se nuk bëni përjashtim”, tha Berisha.

Erdogan nuk e ka kuptuar mirë humorin e Berishës, por disi i habitur ka përshëndetur Berishën i cili qeshej miqësisht.

SHPËRNDAJE