alimmPër të gjithë ata që nuk e njihnin apo për ata që e kanë harruar, Sejdo Bajramoviqi ishte kryetari i fundit i kryesisë së Kosovës në vitet e 90-ta. Ai ishte një kloun që luante rolin e presidentit të cilin e emëroi Sllobodan Millosheviqi.  

Ngjashmëritë dhe dallimet me Hashim Thaqin sot..

20 vjet pas, prapë presidentin do na zgjedhin serbet. Por për fat të keq, kësaj radhe i zgjedhuri i tyre nuk do jetë një kloun, por një gjarpër. Ka edhe dallime tjera: Atëherë Milllosheviqi nuk kishte nevojë ta paguante Sejdon në asnjë mënyrë, sepse ai nuk e kishte atë luks ta refuzonte ofertën dhe lojaliteti i tij ishte i vetkuptueshëm. Natyrisht nëse jo me dëshirë, atëherë nën kërcënim.   

Kurse sot? Serbet me dëshirë nuk e votojnë as Daçiçin për president të Kosovës, sepse Kosova për ata nuk është shtet dhe nuk mund të ketë president. Pra, si mund ta votojnë Thaqin? Njeriun të cilin e kanë gjykuar dhe dënuar për terrorizëm në vitet e 90-ta, që e akuzojnë për trafikimin e organeve të nxjerra nga trupat e serbeve të zënë rob dhe për të cilin ende ekziston fletarresti i plotfuqishëm në Serbi?!

Me kërcënim? Jo se jo!

Nesër pra, para se të hynë në sallën e Kuvendit të Kosovës deputetët le ta pyesin vetën:

ME ÇFARË VALUTE DO E PAGUAN PREZENCËN E SËRBEVE HASHIM THAQI NË KUVENDIN E KOSOVËS ?

 

Ali Mehmeti, Gjenevë

SHPËRNDAJE