Njëri prej punonjësve të federatës, me të cilin biseduam, madje na tha se “Për çfarë konflikti po flisni? Agim Ademi e Eroll Salihu kanë mundur të kenë konflikt, po supozoj mbase përmes telefonit në distancë, qesh, nuk e di a jeni të njoftuar se presidenti gjindet në Gjermani, hini pak shikoni në facebook i ka postu disa fotografi nga takimet atje, ne vetëm një Agim Ademi e kemi, ai gjendet sic ju thash në Gjermani, tjetër Agim Ademi nuk kemi në FFK, që ka mundur të rrahet me z. Erroll Salihu”, ka përfunduar në përgjigjen e tijë punonjësi i FFK-së.
Vlenë të theksohet se është një tendencë për destabilizim në federatë saherë që jemi në prag të ndeshjeve të kombëtares së Kosovës, e pse po ndodhë kjo, dikush duhet të japë shpjegime.
Ps. Ndërkohe ky është një publikim i FFK-së në lidhje me takimet e z. Ademi në Gjermani.
Presidenti Ademi takoi zëvendëspresidentin e DFB-së, Hermann Winkler
Presidenti Agim Ademi, i cili po qëndron për vizitë pune në Gjermani, është takuar me zëvendëspresidentin e ri të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), Hermann Winkler. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe miku i FFK-së dhe ambasador nderi i Kosovës, Rainer Milkoreit si dhe përfaqësuesit e Kosovës në Gjermani, vëllezërit Shoshi. Fillimisht presidenti Ademi e uroi z. Winkler për postin e ri në DFB dhe i dëshiroj suksese, teksa u bised për Memorandum e Bashkëpunimit ndërmjet dy federatave. Me këtë rast palët u dakorduan që në qershor të fillohet me projektet e përbashkëta, e ku gjithçka do të nisë te shkuarja e një pjese të stafit të FFK-së në DFB për t’u trajnuar në çështjet juridike-administrative. Këtë çështje presidenti Ademi e vlerësoi si urgjencë të FFK-së, në mënyrë që unifikohen dokumentet me DFB-në dhe FFK të jetë sa më e përpiktë në këtë segment. Ndërkaq, nënkryetari i DFB-së, Winkler u shpreh se FFK-ja dhe Kosova do ta kenë përkrahjen e përhershme të DFB-së dhe Gjermanisë, derisa kërkoi nga presidenti Ademi që ta vazhdojë rrugën e drejtë dhe reformat e nevojshme në FFK. Ndërkaq, z. Milkoreit u zotua se do t’i mbikëqyrë të gjitha projektet e DFB-së me Kosovën, të cilat tani do t’i vazhdojë z. Winkler. Po ashtu, ata paralajmëruan se shumë shpejt do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë.