Preshevë, 10 qershor -Mediat kosovare per te pesten herë me radhe këto dy vitete e fundit, sikur edhe dje kane shkruar për “vrasjen e Lavdrim Muhaxherit” ne frontet e  Sirisë, për te cilen vrasje ende nuk kane dalur zyrtarisht policia e Kosovës, as interpol e as amerikanët, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ju kujtojme se heren e fundit, për të katërtën me radhe (27 dhjetor 2016) mediat kosovare dolen me lajmin “bombastik” duke dhene myzhde se “Lavdrim Muahxheri u vra”, cka Interpol e kishte demantuar kete lajme te rremë përmes agjencise se lajmeve “Presheva jonë”.

 

 

Vritet Lavdrim Muhaxheri. Duket se kësaj radhe është e vërtetë. Por Interpol nuk e konfirmon as nuk e kundërshton këtë njoftim

Siq dihet Lavdrim Muhaxheri  figuron ne listen e Interpolit si person i kerkuar nderkombëtarisht. Lidhur me lajmet e fundit për vrasjen e Lavdrim Muhaxheri agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka kontaktuar Inteprolin , te cilin lajm nuk e konfirmon as nuk e demanton.

Ndryshe “Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi në Siri, i cili është nga Kosova. Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”! Kjo është deklarata e vetme e Policisë së Kosovës që lajmëron për ekzekutimin e Lavdrim Muhaxherit, të riut nga Kaçaniku, i cili thuhet se është vrarë gjatë bombardimeve në Siri.

Per varasjen e Lavdrim Muhaxherit flasin edhe mediat ne Trinaë. Burimet shtypit shqiptare duke ju referuar  burimeve brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme shqiptare kanë bërë të ditur se “Muhaxheri është vrarë nga një sulm me dron i kryer nga forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Dje, familja e tij kanë hapur dyert e mortit ndërsa në zonën e tij të lindjes, mediat kanë përcjellë momente nga vizitat e banorëve të zonës në familjen e tij. Në lidhje me gjithçka ka ndodhur në Kaçanik ka folur kreu i Bashkësisë Islame të kësaj zone, ndërkohë që ai ka bërë thirrje që mos të shkohet për të luftuar pasi sipas tij në tri vitet e fundit nga kjo zonë, në dijeninë e tij nuk ka shkuar asnjë person në Siri.

 

Por ndërsa në Kaçanik, familja Muhaxheri pret ngushëllime për vdekjen e djalit në luftë, që për ta është luftë e shenjtë, janë një sërë të dhënash që ditën e djeshme kanë hedhur dritë mbi një deklaratë të frikshme të ISIS, ku mësohet se tashmë në shënjestrën e tyre do të jenë pikërisht kryeqendrat e Ballkanit. Nuk dihet se nga është marrë shkas për këtë kërcënim masiv, por sipas “Rumiyah”, revista e ISIS, por në versionin boshnjak, mësohet se tashmë në listën e sulmeve me thika dhe bomba është shënuar edhe Tirana.

Paralajmërimi i ISIS

Referuar të dhënave ndërkombëtare bëhet me dije se grupi terrorist i Shtetit Islamik ka paralajmëruar valë terrori në të gjitha shtetet e Ballkanit, pas sulmeve të përgjakshme në Evropë. “Jo, betohemi në Allah, ne nuk e kemi harruar Ballkanin!” Kështu paralajmëroi dje versioni boshnjak i revistës së ISIS-it “Rumiyah”, në një kërcënim të ri për valë terrori në të gjithë rajonin. Në artikullin “Ballkani-Gjak për armiqtë, mjaltë për miqtë”, ISIS kërcënon në mënyrë direkt serbët dhe kroatët për rolet e tyre në luftërat ballkanike por edhe myslimanët ‘tradhtarë” ndaj besimit.

“Së shpejti ushtarët e kalifatit do të ecin përmes Beogradit, Zagrebit, Sarajevës, Tiranës, Prishtinës, Shkupit dhe qyteteve të tjera duke prerë kokat dhe derdhur gjakun e të pafeve”, paralajmëron revista. Artikulli paralajmëron se të gjithë tradhtarët e besimit islam në Bosnje, Serbi, Sanxhak, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni do të shfarosen nëse “nuk kthehen në Islam”. “Gjaku juaj është më i ëmbël se ai i serbëve dhe kroatëve për ne”, thuhet në revistë, sipas “Balkan Insight”. Versioni në gjuhën boshnjake i revistës së ISIS-it që prej shtatorit të kaluar ka justifikuar sulmet e grupit terrorist anekënd botës. Revista publikohet në shumë gjuhë, përfshirë arabishten, anglishten, turqishten, gjermanishten dhe frëngjishten. Sipas të dhënave zyrtare, Bosnja është një prej eksportuesve kryesore të xhihadistëve në Lindjen e Mesme.

SHPËRNDAJE