Dark Mode Light Mode

Kuvendi miraton buxhetin 2012

Kuvendi i Shqipërisë miratoi buxhetin e vitit 2012 me 71 vota pro dhe 50 vota kundër. Tashmë ky ligj do të shkojë në Presidencë për t’u dekretuar nga kreu i shtetit. Ligji i buxhetit 2012 u kundërshtuar deri në fund nga deputetë e opozitës, të cilët që në krye të seancës risollën për të disatën herë propozimet e tyre, që konsistonin në disa pika kryesore: ulja e TVSH-së për ushqimet bazë, për energjinë, për barnat dhe për librin si dhe vendsoja e taksës progresive.

Por, këto propozime u rrëzuan me votat e mazhorancës, ku 71 deputetë votuan kundër dhe 54 pro, këtyre propozimeve. Para këtij votimi, seanca plenare u përfshi nga debate mes deputetëve të opozitës dhe ministriti të Financave të Shqipërisë, Ridvan Bode. Referuar zerimit të TVSH-së dhe rikthimit të taksës progresivre me propozim të të majtëve, ministri Bode deklaroi se opozita kërkon kështu të rikhejë evazionin dhe një vend ku të mbizotërojë importi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen + 9 =

Previous Post

Angelina Jolie akuzohet për plagjiaturë

Next Post

Shemsi NUHIU from Switzerland: I don’t want to go back to Serbia, I am the citizen of Kosova !

Advertisement