Dark Mode Light Mode

Një fëmija lypës mbledh 114.000 € në vit!

Londër, 20 tetor – Një hulumtim britanik ka konstatuar se fëmijë rom me anë të lypjes dhe vjedhjeve nëpër rrugë fitojnë secili afërsisht nga 114 000 euro, të cilat janë të detyruar t’iu paguajnë grupeve kriminale rumune. Sipas këtij hulumtimi, lypësit rom nëpër tërë Evropën detyrohen t’i dërgojnë paratë në Rumani, ku shefat e tyre rom jetojnë jetë nëpër vila luksoze dhe me automjete luksoze.

Hulumtimi i mediumit britanik BBC Panorama ka zgjatur një vit, duke incizuar veëm fëmijët romë dhe nënat e tyre nëpër rrugët e Londrës.

Inspektori i lartë policor britanik Colin Carswell sqaroi: “Banda kriminale vlerëson se një fëmijë në Londër mund të fitojë përmes kërkimit të lëmoshës dhe vjedhjes rreth 114 000 euro në vit, ndërkohë që fëmijët përdoren edhe për mashtrime, në mënyrë që të përfitojnë pagesën e ndihmës sociale”.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven + one =

Previous Post

KAMPIONI I EVROPËS NË BOX HAXHI KRASNIQI PËR "PRESHEVA JONE": MË NË FUND JA ARRITËM QËLLIMIT

Next Post

Një grua humbet memorien pas një orgazme

Advertisement