Dark Mode Light Mode

Katërdhjetë herë në test për patentë shoferi !

 Varshavë, 14 qershor – Marian Sobala nga Broshevica në jug të Polonisë ka vendosur rekord të ri, jo vetëm si polaku më i moshuar që ka kaluar testin për patentë shofer, por edhe që 40 herë është përpjekur të merr patentë shoferin.

Deri tani në provim e kanë rrëzuar 39 herë, por Sobala u inatos për të pasur të drejtën për të ngarë veturën, pasi që këtë të drejtë e kishte deri më 2007, kur policia e zuri të dehur në biçikletë dhe ia mori patentë shoferin për dy vjet, transmetojnë agjencitë.

Sobala iu ankua gazetave polake se në provim e rrëzonin për imtësi, se nuk kishte ngadalësuar para kalimit për këmbësorë edhe pse në semafor ishte drita e gjelbër, se po ngiste veturën shumë ngadalë, apo se motori ishte fikur në parking.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 4 =

Previous Post

Presidentja zvicerane Calmy-Rey ka takuar sot në Gjenevë kryeministrin rus Vladimirr Putin

Next Post

Ronaldos nuk i pëlqen përqendrimi tek Aguerro dhe Neymar.

Advertisement