Dark Mode Light Mode

Libi: Komitetet revolucionare kërcënojnë protestuesit

(AIK-Presheva Jone)

 

Komitetet Revolucionare në Libi janë kërcënuar me përgjigje “të prerë dhe të dhunshme” protestuesve kundër qeverisë.

Advertisement

Në deklaratën e komiteteve, të cilat konsiderohen shtylla e regjimit të Muamer Gadafit, thuhet se ata që do ta kapërcejnë vijën e kuqe do “bëjnë vetëvrasje”.

Mesazhi kundër “aventurierëve” vjen pas protestave të mbrëmshme në atë që u quajt “Dita e Zemërimit” kundër qeverisë.

Mijëra veta dolën në rrugët e Bengazit, qytet i dytë më i madh në vend si dhe në qytetin fqinj al-Baida.

Human Rights Watch tha se përleshjet e forcave të sigurisë dhe protestuesve kanë lënë 24 të vdekur.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen + seventeen =

Previous Post

Ronaldo-Shayk, pozat lënë për të dëshiruar

Next Post

Në foto: ARTAN ABAZI - Homazhe për komandant "MIRATOCA" - UCPMB

Advertisement