Dark Mode Light Mode

Rusi: Thirrje për mision të OKB-së në Lindjen e Mesme

(AIK-Presheva Jone)


Rusia ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, të ndërmarrë një mision në Lindjen e Mesme, për ta zhbllokuar procesin e paqes dhe për t’i vlerësuar trazirat në Egjipt dhe në vendet e tjera.

Advertisement

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitalij Çurkin, tha se të dërguarit e Këshillit do të duhej të shkonin në Izrael, në territoret palestineze, në Siri, Egjipt dhe Liban.

Sipas tij, ky mision, “do të mund e stabilizonte situatën në mënyrë të caktuar dhe do të mund t’i ndihmonte përpjekjet ndërkombëtare për rifillimin e negociatave izraelito – palestineze”.

Këshilli i Sigurimit nuk e ka vizituar këtë rajon të trazuar për më tepër se tri dekada.

Rusia është njëra nga pesë vendet anëtare të përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, së bashku me Britaninë, Kinën, Francën dhe Shtetet e Bashkuara. Aktualisht, Këshilli i Sigurimit i ka 15 anëtarë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 2 =

Previous Post

Kryeministri i Francës fluturon me avionin e Mubarakut

Next Post

Ndërroi jetë regjisori dhe skenaristi Hysen Hakani

Advertisement