Dark Mode Light Mode

Brad Pitt: Rolet i zgjedh për të bërë krenarë fëmijët e mi

 

Brad Pitt ka theksuar në një intervistë për The Sun se të qenit prind ka bërë që të jetë më i kujdesshëm në rolet që zgjedh për filmat e tij të rinj.

“Fëmijët e dinë që unë dhe Angelina luajmë në filma, por nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë kjo dhe nuk janë të çuditur”, tregon Pitt, baba i 6 fëmijëve, 3 nga të cilët të adoptuar.

“Kur u bëra baba fillova të isha më i kujdesshëm për rolet që zgjidhja sepse e di që do vijë dita kur fëmijët e mi do shohin punën time dhe dua që ata të jenë krenarë për atë që kam bërë”, shtoi bashkëshorti i aktores Angelina Jolie.

Advertisement

Filmi i fundit i Brad Pitt, “The Tree Of Life”, fitoi Palmën e Artë, çmimin më të madh në Festivalin e Kanës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 − 2 =

Previous Post

Osmani: Pas zgjedhjeve ti bashkojmë mandatet politike shqiptare

Next Post

Serbia nga 1 marsi 2002 i ndan penzi Mlladiqit

Advertisement