Dark Mode Light Mode
Rikthehen Pujol e Pike
Richard Gere, një vrasës i pamëshirshëm
U gjenden dy pikturat e vjedhura

Richard Gere, një vrasës i pamëshirshëm

E ka nisur karrierën me rolet e një playboy në filmat “Gruaja e Bukur” dhe “Zhigoloi Amerikan”, por tani, në moshë të thyer, duket se Richard Gere ka ndërruar “zanat” duke kaluar në zhanrin aksion-thriller.

http://www.botasot.info/img/gere-thedouble.jpegNë filmin e tij të fundit, që do të dalë më 28 tetor në kinematë amerikane, aktori 62-vjecar interpreton një agjent të CIA-s, i aftë të vrasë me gjakftohtësi dhe brenda sekondit.

“The Double” bën fjalë për agjentin e tërhequr Paul Shepherdson, që kthehet në terren për të hetuar vrasjen e një senatori, që dyshohet se mban firmën e një vrasësi të pamëshirshëm rus të njohur me nofkën Cassius.

Advertisement

Në hetimin e tij, Shepherdson do të ndihmohet nga një agjent i ri, Ben Geary, i interpretuar nga Topher Grace.

Edhe pse e refuzon hetimin, pasi dyshon se vrasësi rus ka vdekur prej kohësh, Gere detyrohet t’i përvishet punës nga eprorët e tij të dikurshëm.

Pjesë e kastit të filmit do të jetë edhe Martin Sheen, i cili do të interpretojë ish-shefin e agjentit të tërhequr.

Filmat e mëparshëm aksion të Gere ka qenë “Cakalli”, me Bruce Willis, si dhe “Brooklyn’s Finest”, ku interpreton një polic të vjetër në Nju Jork.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 2 =

Previous Post

Rikthehen Pujol e Pike

Next Post

U gjenden dy pikturat e vjedhura

Advertisement