Dark Mode Light Mode
Letërsia kosovare në Kroaci
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Thaçi e Jahjaga, Ban ki Moonit: Ndaleni Serbinë

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Në Prishtinë është bërë hapja solemne e punimeve të Seminarit të 30-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Seminarin e hapi drejtori, Bardh Rugova, ndërsa po marrin pjesë 120 studiues të shqipes nga vende të ndryshme të botës.

Mbi 120 albanolog nga e gjithë bota po marrin pjesë në edicionin jubilar të Seminarit të tridhjetë. Drejtori i seminarit, Bardh Rugova bëri të ditur se sivjet janë hapur dy departamente të gjuhës shqipe, njëri në Çeki dhe tjetri në Poloni, ku mësohet gjuha shqipe.

Ndërkaq, Ministri i Arsimit, Ramë Buja tha se albanologët e kanë fuqizuar edhe më shumë të vërtetën shqiptare në botë.

Advertisement

Sesioni shkencor i gjuhësisë do t’i kushtohet gramatikës së shqipës në tekstet shkollore, ndërsa sesioni shkencorë i letërsisë, Letërsia Shqipe e Diasporës si dhe Pjesa e parë e seminarit i kushtohet gramatikës së gjuhës shqipe nëpër shkolla. Albanologët pjesëmarrës të seminarit, kanë mbërritur nga Polonia, Rusia, Italia, Kina, Turqia, Greqia, Amerika, Gjermania, Japonia, Austria e vende të tjera.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen − 15 =

Previous Post

Letërsia kosovare në Kroaci

Next Post

Thaçi e Jahjaga, Ban ki Moonit: Ndaleni Serbinë

Advertisement