Dark Mode Light Mode

Aktorja Gresa Pallaska, më e mira në Bullgari

 

“Çifti Martin” shënon të tjera suksese. Përveç çmimit “Spektakli më i mirë muzikal”, i cili iu dha shfaqjes në International Theatre Chamber Festival në Bullgari, edhe aktorja e kësaj shfaqjeje, Gresa Pallaska është shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë femër në këtë festival. Teatri Kombëtar i Kosovës ka bërë të ditur se Gresa Pallaska është shpërblyer si aktorja më e mirë femër, duke u konsideruar nga juria bullgare si shpresë e madhe për teatrin europian. “Në festivalin që u mbajt në Vratca të Bullgarisë, prej 16 deri më 22 maj, juria kombëtare bullgare e ka shpërblyer aktoren Gresa Pallaska me çmimin si aktorja më e mirë femër me arsyetimin: ‘Aktore me një muzikalitet dhe me gjuhë perfekte teatrore dhe shpresë e madhe për teatrit europian’”, thuhet në këtë informatë. Shfaqja “Çifti Martin”, me regji të Bekim Lumit, është produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen − eleven =

Previous Post

Protesta sot në Beograd

Next Post

Kosova Lindore përkujton në Prishtinë heronjtë e vetë nga Medvegja Florim Rushitin dhe Hashim Hajdinin

Advertisement