Dark Mode Light Mode

Kapet i kërkuari nga Lazarati

Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë kapur një person nga Lazarati, të dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg për “Kultivim të bimëve narkotike”.

Ngjarja raportohet duke saktësuar se i ndaluari është Drini Difto, 31 vjeç, lindur në Lazarat dhe banues në Ksamil të Sarandës.

Ndalimi i tij u bë për arsye se në tokën në pronësi të tij në fshatin Lazarat, vitet e kaluara kishte kultivuar bimë narkotike dhe ishte identifikuar për këtë akt, nga forcat e policisë.

Advertisement

Mësohet se kapja e këtij personi u bë në afërsi të fshatit Jorgucat të Gjirokastrës nga ana e forcave të Policisë Kufitare në bashkëpunim me ata të Gjirokastrës.

Materialet shtesë iu kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − 11 =

Previous Post

Itali, humb jetën një emigrante nga Kosova

Next Post

Alvesh: Barcës,vazhdimi i konstratës apo zëvëndësimi = kosto e njëjtë

Advertisement