Dark Mode Light Mode

Përurohet Klubi Diplomatik me në krye me zonjën e pare shqiptare Lirie BERISHA

Lirie Berisha: “Do rrisim potencialet e përbashkëta me vendet partnere, në shërbim të njerëzve”

Gratë e diplomatëve, por edhe zonjat diplomate të akredituara në Shqipëri, do të mblidhen së bashku në “Klubin Diplomatik”, që do funksionojë brenda Ministrisë së Jashtme dhe do mbështetet nga ky institucion. Krijimi i klubit është një iniciativë e bashkëshortes së ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Ana Maria Vvolfarth, nën kujdesin e veçantë të zonjës Liri Berisha. Në fjalën e saj, zonja Liri Berisha falënderoi zonjën Ana Maria Wollfarth për mbështetjen e plotë në këtë iniciativë. “Klubi shërben për të njohur më mirë potencialet dhe të përbashkëtat mes vendeve dhe synon të punojmë në shërbim të njerëzve dhe vendeve tona. Baza e punës është fryma e bashkëpunimit. Nëse unë të jap një monedhë dhe ti më jep një monedhë, të dy do kemi nga një monedhë; nëse ti më jep një ide dhe unë një tjetër të dy do kemi nga dy ide”, deklaroi zonja Liri Berisha. Të pranishme në këtë përurim ishin edhe Zonja e Parë, Teuta Topi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministrja Bregu, zonja Basha dhe shumë bashkëshorte të diplomatëve vendas dhe të huaj.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − fourteen =

Previous Post

F.Shkrel, ish-shefi i “Zërit të Amerikës” flet për “Telegraf” me rastin e dy dekadave të miqësisë shqiptare me SHBA-të

Next Post

Polici shqiptar nga Medvegja, shpëton jetën e Tanjës së vogël

Advertisement