Dark Mode Light Mode

Topalli: Rama vjen si humbës i madh i çdo beteje politike

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike (PD), Jozefina Topalli prezantoi Bilal Stafuken, kandidat për kryetar Bashkie të “ Aleancës për Qytetarin” në Fushë-Krujë, i cili vjen nga fusha e mjekësisë dhe, siç do të vinte në dukje kryetarja e Kuvendit gëzon një emër shumë të mirë në komunitet për përkujdesjen dhe përkushtimin ndaj banorëve.

Në këto zgjedhje përparësi për Bashkinë e Fushë-Krujës do të jenë realizimi i Unazës, një investim prej disa milion dollarësh, sistemimi i argjinaturave të lumit të zonës për të shmangur rrezikun e përmbytjeve, shpërblimi i të gjithë dëmeve nga përmbytjet, si dhe programe të tjera zhvillimi e integrimi social.

Kryetarja e Kuvendit tha se mazhoranca qeverisëse vjen në këtë prag zgjedhjesh për qytetarin me një bilanc suksesesh, ku arritja më e madhe historike, që i ka dhënë dinjitetin e merituar shqiptarëve, është heqja e vizave. Topalli tha, duke iu referuar opozitës socialiste, se kreu i saj Edi Rama vjen si një humbës i madh i çdo beteje politike.

Advertisement

Topalli tha “Aleanca për qytetarin”, ka synuar që në drejtimin e njësive lokale dhe administrative të jenë njerëz me integritet dhe me reputacion të mirë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − nineteen =

Previous Post

A do të kthehet Eto'o në Real Madrid!

Next Post

Podgoricë: Është vrarë një biznesmen i njohur

Advertisement