Dark Mode Light Mode

Shkodra, nga “shiu në breshër”

Pushimi i reshjeve të shiut dhe ulja e menjëhershme e temperaturave ka bërë që banorët e zonave të përmbytura të përballen me një problem tjetër tashmë.

 

Duke qenë se uji ka përmbytur gjithçka, banorët nuk kanë me se të ngrohet teksa temperaturat po i afrohen zeros.

Advertisement

Megjithatë, gjatë ditës së sotme uji është tërhequr bajagi nga zonat e pushtuara prej më shumë se një jave. Vlen për t’u theksuar se sot ka pushuar edhe evakuimi i banorëve nga shumë zona, çka jep sinjale shprese se situata po shkon drejt përmirësimit.

Shifrat e shtabit të Emergjencës të shpërndara sot në mesditë flasin për 11 800 ha tokë e përmbytur, 14 210 persona të evakuar, shtëpi të përmbytura 4660 dhe shtëpi të rrethuara nga uji 4630.

Në shumë zona niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, pasi lumi Drin i ka “krijuar hapësira” lumit Buna që të derdhë sasitë e mëdha të ujit drejt detit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × 2 =

Previous Post

WikiLeaks, SHBA: EULEX-i lejon krimin në veri

Next Post

“The New York Times” komenton mbi romanin e Kadaresë

Advertisement