Dark Mode Light Mode

Shqipëri-Francë, Shqipëri-Rumani, Kuzhe: Ja 24 kuqezinjtë

Trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, ka publikuar sot emëroren e 24 futbollistëve, që do të grumbullojë për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikimet e ”Euro 2012”, që Shqipëria do të luajë kundër Francës dhe Rumanisë, më 7 përkatësisht 11 tetor. Ndryshe nga herët e tjera vihet re thirrja e disa elementëve të rinj, që vijnë nga skuadra Shpresa, si Arsen Sykaj, Odise Roshi dhe Sabjen Lila, si dhe kosovarit të Vorsklës, Ahmed Januzi.
Pas pezullimit për shkak të kartonëve, Kuzhe do të ketë në dispozicion Lorik Canën, Armend Dallkun dhe Andi Lilën. Ndërkohë, kroati ka grumbulluar Erjon Bogdanin, por ai nuk do të mund të luajë me 7 tetor kundër Francës, për shak të kartonit të kuq që ka marrë në Luksemburg.
Në listë janë të përfshirë këta futbollistë: Ujkani, Hidi, Shehi (portierë); Sallaj, Cana, Dallku, Veliu, Lila, Sykaj, Teli, Vangjeli (mbrojtës); Duro, Bulku, Lala, Lika, Lilaj, Roshi, Hyka, Muzaka (mesfushorë); Bogdani, Salihi, Bakaj, Januzi, Kapllani (sulmues).

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + 11 =

Previous Post

Kontrata me PUMA-n, Fabregas “noton në para”

Next Post

Portieri i M.United, De Gea në polici: Iku pa paguar në market

Advertisement