Dark Mode Light Mode

Vriten dy shqiptarë në qendër të Athinës

Dy shqiptarë mbetën të vrarë të martën në Athinë nga plumbat e armëve të bashkatdhetarëve të tyre.

Krimi ndodhi rreth orës 14 00 të ditës së djeshme në një lokal në rrugën Sofokleus në Athinë, ku 2 viktimat ishin duke drekuar me 2 shqiptarë të tjerë.

Sipas dëshmitarëve 4 personat po drekonin qetësisht, kur papritur dy prej tyre u çuan nga tryeza dhe qëlluan me breshëri dy të tjerët që ndodheshin ende duke ngrënë në tryezë dhe i lanë të vdekur në vende.

Advertisement

Policia greke deklaron se viktimat janë Armando Kola e Klajdi Hoxha. Pas krimit 2 personat e armatosur u larguan qetësisht në këmbë nga lokali.

Në zonë erdhi menjëherë policia e cila u vu në kërkim të vrasësve dhe mori edhe dëshmitë e personave që ndodheshin në vendngjarje.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twenty − five =

Previous Post

Lugina e Preshevës edhe me një doktor shkencash, me Dr.Bujar FEJZULLAHU nga Rahovica

Next Post

Presidentja e Republikës Jahjaga takoi Soren Jessen-Petersen

Advertisement