Dark Mode Light Mode

Serbia ta kuptojë se Kosova është e pavarur

 

Lideri i partisë në pushtet në Mal të Zi, DPS, Millo Gjukanoviq ka vlerësuar se një nga problemet në Ballkan është Serbia për shkak të Kosovës, duke shtuar se ky problem mund të zgjidhet nëse Serbia e kupton se Kosova është e pavarur.

Duke folur në një konferencë ndërkombëtare për të ardhmen e Ballkanit, në Beçiq të Budvës dhe ku po mori pjesë edhe ish presidenti amerikan, Bill Klinton, Gjukanoviqi tha se për zgjidhjen e problemit ndërmjet Serbisë e Kosovës duhet ndihmuar në atë mënyrë që Beogradi ta kuptojë se është i pamundshëm korrigjimi i kufijve dhe se Kosova është e pavarur. Ai shtoi se Serbia duhet të fokusohet në të ardhmen e vet, e ajo është perspektiva evropiane e saj. ”Nëse jo lokomotivë, Serbia duhet të jetë diku në fillim të kompozicionit të trenit. Nëse gjendet në fund të kompozicionit, siç është tash, kjo ngadalëson… Është me rëndësi që Serbia t’i kthehet të ardhmes së saj, ndërsa Kosova të fokusohet në pavarësinë e saj, në funksionimin e institucioneve, vendosjen e sundimit të ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave”, tha Gjukanoviq.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 4 =

Previous Post

Boksieri Sevdail Sherifi dhe Agjencia "Presheva Jonë" ju fton të shtunen e ardhshme në Bad Ragaz të Zvicrës

Next Post

KEK-u po humb miliona euro në veri

Advertisement