Dark Mode Light Mode

Ekstradohet i akuzuari për masakrën e Qyshkut në Beograd

 

Pjesëtari i formacionit paramilitar “Çakejtë”, Ranko Momiq, i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e të paktën 44 civilëve shqiptarë në fshatin Qyshk në Kosovë në vitin 1999, i është dorëzuar Serbisë.

Momiq u ekstradua nga Mali i Zi, ku u arrestua në janar mbi bazën e një fletëarresti të lëshuar nga Gjykata e Lartë në Beograd.

Në gjykatën për krime të luftës në Serbi aktualisht zhvillohet procesi kundër të akuzuarit Toplica Milladinoviq dhe tetë pjesëtarëve të njësitit “Çakejtë”, të mbrojtjes territoriale dhe rezervistëve të policisë, të cilët akuzohen për krime të luftës në fshatin Qyshk të Pejës.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen − 2 =

Previous Post

Kosova të pres njohje nga Afrika

Next Post

Deri në moshën 11-vjeçare,Selena Gomes vishej si meshkujt

Advertisement