Dark Mode Light Mode

Kosovarja e vrarë në Kabull, Zylfie Bytyqi nga Ferizaj

Në shpërthimin e së shtunës në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, në mesin e 13 të vrarëve raportohet të jetë edhe një shtetase kosovar. Sipas TV Klan-Kosova, shtetasja e vrarë në Kabull është 38-vjeçarja nga Ferizaj, Zylfie Bytyqi.

Kabul, 30 tetor/ AIK-presheva jonë

“Shpërthimi i së shtunës, i cili mori jetët e dy civilëve britanikë, një shtetasi të Kosovës katër ushtarëve amerikanë, një ushtari kanadez e të tjerë, ndodhi kur një veturë e mbushur me eksploziv goditi një autobus të blinduar në konvojin e NATO-s”, tha të dielën një diplomat perëndimor për CNN-in. Sipas TV Klan-Kosova, shtetasja e vrarë në Kabull është 38-vjeçarja nga Ferizaj, Zylfie Bytyqi.  Ajo deri në vitin e kaluar ka punuar në kampin Bondstell, kurse pastaj ka shkuar për të punuar në Afganistan nëpërmjet një firme amerikane.

Advertisement

Familjarët e Zylfies në Ferizaj janë informuar mbrëmë për vdekjen dhe ata të dielën kanë hapur derën për të pame. Sipas informatave që i janë dhënë familjes trupi i Zylfies do të sillet në Ferizaj brenda 7-10 ditëve të ardhshme.
Presidenti afgan, Hamid Karzai ka shprehur ngushëllime për viktimat. Nga ana tjetër, zëdhënësi i talibanëve ka thënë se janë vrarë 16 ushtarë të huaj, një civil dhe janë lënduar disa të tjerë, transmeton Indeksonline. Në kuadër të misionit të NATO-s dhe misioneve të tjera ndërkombëtare në Afganistan gjendet edhe një numër i shqiptarëve që punojnë në misionin civil

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − 8 =

Previous Post

ALBANA dhe PRESHEVA... « BOMBARDON » MEDIAT ZVICERANE

Next Post

Kadare më 1994: Më thanë se grekët do vrisnin Janullatosin që t’i shpallnin luftë Shqipërisë

Advertisement