Dark Mode Light Mode

Hoxhaj – Poposki , kundër ndryshimit të kufijve

http://www.botasot.info/img/hoxhaj-poposki.jpgMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe homologu i tij maqedonas, Nikolla Poposki kanë dhënë qëndrime të njëjta sa i përket situatës në veri të vendit dhe pretendimeve të Beogradit zyrtar për ndarje të Kosovës. Të dy ministrat theksuan se shtetet e Ballkanit duhet të ndjekin politikat që dërgojnë drejt integrimit në BE, e jo politikat apo zgjidhjet të cilat i takojnë një epoke tjetër, me tentativa për të bërë ndryshimin të kufijve.

Këto qëndrime ministrat i shprehën të premten pas një takimi, ku përveç tjerave kanë diskutuar për mundësinë e forcimit të marrëdhënieve diplomatike mes Prishtinës e Shkupit.

I pyetur për gjendjen në pjesën veriore, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka thënë se problemet atje po i sjellin disa persona që janë mbetje e regjimit të Millosheviqit. Sipas tij, situata në veri është krijuar edhe si pasojë e ndërhyrjeve të vazhdueshme nga Qeveria e Serbisë, të cilat veprime askush në botën demokratike nuk i përkrahë .

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × three =

Previous Post

ELIORI DOLLAKU: :Nga Presheva ende askush nuk na e ka dërguar listën e emrave të studentëve të rinj për në Fakultetin e Mjekësisë ?!

Next Post

Raporti i BB-së, fajësohet ish kryetari Rama

Advertisement