I ka deklaruar sot agjencisë informative « Presheva Jonë » znj.Eliori Dollaku, shefe e komunikimit në departamentin e Fakultetin e Mjekësisë në Tarinë, që sipa saj « nuk është faji ynë pse nga 63 kandidatë nga Lugina e Preshevës sa kanë konkurruar janë pranuar vetëm 9-të sish.
Tiranë 20 tetor/AIK-Presheva Jonë
Po bëhet gati një muaj që kur studentët janë ulur nëpër bangat e amfiteatrove dhe ata kanë harruar tashmë ethet e regjistrmit, por tash ata kanë filluar vrapin pas nënshkrimeve, liteteraturës dhe luftës për dituri të reja. Por, ka edhe studente tjere që shpresojnë ende të fitojnë një indek të cilëve ju ka « ikur treni » pa fajin e tyre. Këtë fat po e përjetojnë edhe shumë maturantë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja të cilët më dëshpruariit janë ata ng Fakulteti i Mjekësisë që dështuan për ta fituar një indeks të profesionit mantelbardhë. Lidhur me ketë për të shpjeguar shqaket e shqetësimeve të maturantëve të Luginës së Prehevës është prononcuar znj.Eliori Dollaku, zrytare nga Fakulteti i Mjkësisë të Uniresvitetit të Tiranës.
« Askush nga Presheva nuk na ka dërguar listën e emrave që duan të praohen në FAkultetin tonë ?!.. » i ka deklaruar sot agjencisë informative « Presheva Jonë » znj.Eliori Dollaku, shefe e komunikimit në departamentin e Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, që sipa saj « nuk është faji ynë pse nga 63 kandidatë nga Lugina e Preshevës sa kanë konkuruar janë pranuar vetëm 9-të sish. .Ne kemi kërkuar disa herë listën e emrave nga autoritetet lokale dhe ato kurrë nuk i kemi pranuar dhe sot e kësaj dite i presim »