Dark Mode Light Mode

SHBA të shqetësuara për situatën në veri

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për situatën dhe u bëjnë thirrje të dyja palëve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprime që mund të nxisin përshkallëzimin e situatës.

Shtetet e Bashkuara përshëndesin përpjekjet e KFOR-it e të EULEX-it për të krijuar një mjedis të sigurtë dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë si të mallrave edhe të njerëzve në të dy anët e kufirit të Serbisë me Kosovën.

Lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve është në interes si të Serbisë edhe të Kosovës, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Toner, dhe në përputhje me aspiratat e tyre evropaine. Në këtë kuadër çdo bllokim rruge vështirëson jetën e banorëve si në Kosovë edhe në Serbi, theksoi ai. /voa/

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − 2 =

Previous Post

Mafia po “qeveris” me veriun

Next Post

Letërsia kosovare në Kroaci

Advertisement