Dark Mode Light Mode

KOSOVË: SOT NIS REGJISTRIMI I POPULLSISË

Kosova fillon sot regjistrimin e popullsisë pas plot 30 vitesh. Por, për dallim nga viti i largët 1981, kur popullsia e Kosovës ishte regjistruar si pjesë e popullatës jugosllave, në vitin 2011 situata ka ndryshuar rrënjësisht.

Tani, është shteti i Kosovës ai që do të dijë se sa banorë jetojnë në këto hapësira. Për 15 ditë, më shumë se 5 mijë persona do të jenë çdo ditë në terren, në mënyrën tradicionale “nga shtëpia në shtëpi”, për të mbledhur të dhënat për numrin e banorëve, banesave dhe ekonomive familjare.

Të dhënat e bëra publike nga Enti i Statistikave të Kosovës tregojnë se janë shtypur më shumë se 300 mijë postera, 400 mijë fletushka dhe fletëpalosje, që kanë për qëllim informimin e qytetarëve, si dhe 5 milion pyetësorë.

Advertisement

Gjatë këtyre ditëve regjistruesit do të kenë me vete 4 lloj formularësh të mbushur me pyetje, që presin përgjigjen e qytetarëve të Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 − five =

Previous Post

BARROSO në "Presheva Jonë": Nuk ka anëtarësim të Serbisë dhe Kosovës në BE pa fqinjësi të mirë !

Next Post

Sot, para mesnate në Rahovicë të Preshevës, ndizet shtëpia, flaka merr me vete plakun 89 vjecar

Advertisement