Dark Mode Light Mode

PDK i bene selam Albinit, Kujdes !

PDK: Vetëvendosja, provokime kriminale

18 dhjetor (AIK-Presheva Jone/ TCH)

Lidershipi i PDK-së u ka bërë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të saj që të distancohen nga veprimet provokuese të aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje.

Advertisement

Përmes një komunikate për shtyp, PDK është shprehur se mbështetësit e saj nuk duhet të bien pre e provokimeve kriminale të lëvizjes së Albin Kurtit.

“Ndërhyrjen ndaj stendave të PDK-së në Prishtinë nga një grup kriminelësh të lëvizjes Vetëvendosje e konsiderojmë një veprim jodemokratik, jocivilizues dhe nxitës së urrejtjes ndërpartiake pas një procesi zgjedhor të suksesshëm”, thuhet në komunikatë.

PDK ka nënvizuar se dënon gjuhën “e urrejtjes” të përdorur nga Vetëvendosje, e cila nuk e kthen mbrapsht humbjen e saj në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × two =

Previous Post

ALARM: Na ka ra ujku n'Kosovë !

Next Post

Fabregas,ne jemi ata që do të dim ti bëjmë ballë Barcelonës!

Advertisement