Dark Mode Light Mode

Dacic: Serbia ka ligj, dhe aj ka me u rrespektu !

Dacici provokon sërish: Amerika nuk i pyet veteranët e al-Qaedas për monument, as ne nuk negociojmë me terroristët!

Ambasadat amerikane dhe britanike në Beograd kanë shprehur keqardhje për vendimin e njëanshëm të Qeverisë së Serbisë për ta hequr monumentin e UÇPMB-së në Preshevë. Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se “ka mbaruar rrëfimi për monumentin në Preshevë”. Sipas tij, ai nuk ka shkaktuar krizë, por se ajo është shkaktuar “nga shqiptarët në jug të Serbisë”.

“Unë nuk besoj se veteranët e al-Qaedas pyeten në Shtetet e Bashkuara apo ata që kanë bërë akte terroriste në Londër e Madrid, nëse duan të vendosin monument”, ka thënë Dacic. “Fakti se Serbia dëshiron të negociojë, dikush këtë e sheh si dobësi tonën”.

“I keni dëgjuar deklaratat e tyre, se ata do të vazhdojnë të luftojnë me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar. Cili komuniteti ndërkombëtar? Mbase unë e njoh bashkësinë ndërkombëtare dhe negocioj me ta”, ka shtuar ai.

“Në Serbi do të respektohen ligjet. Thaçi mund të vë doganierët në pikëkalimet administrative e pastaj thonë se duhet të respektohen ligjet e Kosovës, e kur duhet të respektohen ligjet e Serbisë, hajt të bisedojmë. Nuk ka negociata me terroristët”, tha Dacici dhe shtoi: “Me ata që lëvdojnë terrorizmin nuk mund të negociohet. Mund të negociohet me ata që duan të jenë pjesë e sistemit tonë politik dhe kushtetues. Nëse ne nuk kemi tregojnë tolerancë të mjaftueshme, atëherë unë nuk e di se kush”/telegrafi.

Advertisement

View Comments (2) View Comments (2)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × five =

Previous Post

Studentët në Tiranë protestojnë të martën, ora 12:00

Next Post

7 vite pa Presidentin historik, pa Dr. Ibrahim RUGOVËN

Advertisement