Dark Mode Light Mode

ME GOLIN E KËMBËS SË SHQIPES, XHAKËS, ZVICRA MPOSHTË SLLOVENINË !

Mesfushori shqiptar i Monchengladbach, Granit Xhaka, ka shënuar golin e parë në fitoren e Zvicrës, në udhëtim ndaj Sllovenisë me rezultat 2:0. Në fitoren e Zvicrën kontribuuan edhe Xherdan Shaqiri e Valon Behrami, të cilët po ashtu ishin titullar.

Zvicra e ka nisur shkëlqyeshëm kampanjën e eliminatoreve për kampionatin botëror “Brazili 2014”. Ata mposhtën përfaqësuesen e Sllovenisë, në vendin e kësaj të fundit, duke siguruar tri pikë të arta që në start. Ka qenë mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ai që ia ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve, duke sjellur Zvicrën në epërsi që në minutën e 20-të. Ai u gjend më së miri dhe me goditje të fuqishme me të majtën goditi saktë në portën sllovene, 0:1. Me këtë rezultat përfundoi edhe gjysmëloja e parë, ndërkaq në minutën e 51-të, vendasit u detyruan të nxjerrin sërish topin nga rrjeta pas shënimit të anëtarit të Napolit, Inlerit, 0:2.
Pos Xhakës, titullarë për përfaqësuesen zvicerane ishin edhe dy futbollistët tjerë shqiptar, Xherdan Shaqirir dhe Valon Behrami, të cilët gjithashtu luajtën shkëlqyeshëm në këtë ballafaqim.
Zvicra në 15 minutat e fundit u detyra të luaj me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të mesfushorit, Barnetta, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas nj ndërhyrje të pamenduar afër zonës së rreptësisë.
Zvicrën përkatësisht yjet shqiptar të kësaj përfaqësuese i pret një sfidë emocionuese të martën e ardhshme, kur do të luajnë përballë Shqipërisë.

Sllovenia – Zvicra 0:2 (0:1)

Sllovenia: J. Handanovic, M. Brecko, M. Suler, Cesar B., B. Jokiq, A. Kirm, A. Radosavljeviq, A. Bacinovic, V. Birsa, Z. Dedić, T. Granqvist

Zvicra: D. Benaglio, S. Lichtsteiner, J. Djourou, S. Bergen, R. Rodriguez, X. Shaqiri, V. Behrami, Gokhan Inler, Barnetta T., G. Xhaka, E. Derdiyok.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 + 2 =

Previous Post

CANA: Në fushë me Zvicrën, prezenca ime dhe e jona me shqiponja është për fitore !

Next Post

VDIQ VETERANI I ARSIMIT SHQIP QERIM QERIMI I PRESHEVËS

Advertisement